July 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Xhavit Haliti: “Vendlindja Thërret” ka pasë pak pare, s’ka qenë fond që duhet me i kushtu aq rëndësi

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se fondi “Vendlindja Thërret” s’ka pasë shumë pare dhe s’duhet t’i kushtohet aq rëndësi debatit për të.

Haliti u shpreh se ka pasur mundësi që ky fond të keqpërdoret sepse ka qenë i shpërndarë në shumë drejtime.

“Unë nuk mundem me ditë a ka pasë a s’ka pasë keqpërdorime në fondin “Vendlindja Thërret”. Mundësitë kanë qenë sepse ky fond është shpërndarë në qindra drejtime, por nuk ka qenë ndonjë fond që duhet me i kushtu aq rëndësi sepse ka pas pak pare, s’ka qenë fondi i 3 përqindëshit s’ka qenë fond i qeverisë, ka qenë fond solid. Unë s’kam qenë shef i Vendlindja Thërret, i ngarkuar ka qenë Jashari Salihu nga 1997. Nga mesi i 1998, Shtabi i Përgjithshëm e ka emëruar Mujë Rugovën shef të të gjitha fondeve për UÇK-në. Unë kam qëndruar në Shqipëri në tërë kohën, unë kam të dhëna për ato që unë i kam marrë. Unë obligim me raportu kam pasë në dy vende, tre në njërin dhe tre në tjetrin të cilët i dijnë detajet”, tha Haliti në Frontal të T7.

Ai foli edhe për përplasjen që ka pasur me deputetin e VV-së, Haki Abazi në komisionin për Punë të Jashtme.

Haliti u shpreh se Haki Abazi e di që ka keqpërdorë fondin Rockefeller për atë edhe ka heshtur.

“S’po din me udhëheqë komisionin dhe po flet më shumë se të gjithë bashkë. Kur e thirret ministrin dhe mendoj se e para ka qenë e mundshme me folë të gjithë dhe jo me fol Hakiu, pastaj më ndërhyri dhe unë u nxeva pak por s’ishte diçka. Ai e din që ka keqpërdorur atë fond për atë heshti, ai e din që e di unë që ka keqpërdorë. Problemi i keqpërdorimeve nuk është në pyetje sasia por është në pyetje se a ke keqpërdorë a jo”, tha deputeti Haliti.

 

Related posts

Video: Putin sulmon NATO’n në sy të presidentit francez për sulmet ndaj Serbisë në vitin 1999

dardanianews

Liri Loshi jep një parashikim, kështu do të veprojnë simpatizantët e Albin Kurtit pas vendimit të Kushtetueses

dardanianews

Ibrahim Rugova: Ja kur i kemi shenjat e para të jemi të censurës në letërsinë evropiane

dardanianews