18 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Xhaxhai i Marigonës: Kufoma ishte në gjendje të rëndë, dukej si në filma horror!

Axha i Marigona Osmanit, vajzës nga Ferizaj që sot u varros pasi dyshohet se ndërroi jetë nga dhuna e partnerit të saj, Dardan Krivaqa, deklaroi se atë që i akuzuari i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit.

“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çka i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëj as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”.

Megjithatë Osmani për Klan Kosova shprehet se si familje nuk janë që do donin që këtë dhunë ta ketë  edhe Dardani ose dikush tjetër, por se shpreson që drejtësia të funksionojë dhe ai ta merr dënimin e merituar.

Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi neve”, shprehet axha i të ndjerës.

Related posts

“Shite lopën e shpëtone babën në spital privat”- kërkesa skandaloze e mjekut ndaj djemve të pacientit që nuk kishin para

dardanianews

Saim Tahiraj ka disa fjale rreth aktualitetit politik

dardanianews

SHBK “SALIH ÇEKAJ” me seli në Zvicër, vazhdon aktivitetin e saj edhe në Kosovë.

dardanianews