8 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedSport

Kryeministri i Australisë: Djokovicin do ta kthejmë në Serbi me aeroplanin e radhës, nëse s’ofron dëshmi bindëse

Novak Djokovici do të kthehet në shtëpinë e vet në Serbi me aeroplanin e radhës, nëse nuk paraqet dëshmi të mjaftueshme se ka arsyeje të forta mjekësorë për të mos qenë i vaksinuar për të luajtur në Australian Open, ka paralajmëruar kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Ndaj Djokovicit janë duke u bërë thirrje të madhe për të shpjeguar vetë se si ia arriti ta marrë pëlqimin për t’u futur në Australi për të garuar në grand slamin e parë të vitit, pa treguar nëse është i vaksinuar apo jo, raporton Gazeta Express.

Djokovici nuk ka treguar kurrë nëse është i vaksinuar, por ai ka qenë kundërshtar i zëshëm ndaj vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19.

“Çdo kush që kërkon të futet në Australi duhet patjetër ta bëjë këtë në përputhje me ligjet tona kufitare”, ka thënë kryeministri australian Morrison.

Edhe ai duhet ta bëjë këtë, sepse nëse nuk është i vaksinuar, ai duhet të paraqesë dëshmi të pranueshme se ai nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore dhe se është në gjendje të ketë qasje në aranzhimet e njëjta të udhëtimit si udhëtarët e tjerë të vaksinuar plotësisht”, nënvizoi ai.

“Nëse dëshmitë që i ofron ai janë të pamjaftueshme, atëherë ai nuk do të trajtohet ndryshe nga të tjerët dhe do të jetë në aeroplanin e radhës për në shtëpi”, paralajmëroi ai.

“Nuk do të ketë asnjë rregull të veçantë për Novak Djokovicin, aspak, asnjë”, këmbënguli ai.

Për të marrë pjesë në këtë turne, të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut janë të detyruar të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar apo se përbejnë përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

Organizatori i turneut pretendon se tenisti serb nuk është trajtuar në mënyrë të veçantë.

Por australianët – shumë prej të cilëve ende nuk mund të udhëtojnë brenda shtetit apo në botë – i kanë kritikuar ashpër zyrtarët e turneut, politikanët e vendit dhe vetë Djokovicin.

Djokovici pritet të mbërrijë në Australi sot gjatë ditës përmes një fluturimi privat nga Serbia.

Victoria, shtet në juglindje të Australisë, dhe zyrtarët e turneut në Melbourne ia pranuan kërkesën për përjashtim mjekësor nga vaksinimi Djokovicit.

Por as zyrtarët e as Djokovici nuk kanë treguar se mbi çfarë bazash mjekësore tenistit serb i lejohet të mos vaksinohet kundër koronavirusit. /Gazeta Express/

Related posts

Juventus në zi, vdes futbollisti

dardanianews

“Krijohet” krijohet “ushtria” për çlirimin e Vorio Epirit

dardanianews

Familja e Adem Demaçit takohet me familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova

dardanianews