September 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Përfundon takimi i Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun, deklarohet Qeveria

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, mbrëmë i ka ftuar liderët e subjekteve opozitare në Kuvend, dhe sot në mëngjes ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë.
Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Related posts

Nuk ndalet Albin Kurti: E shkarkon drejtorin e Aviacionit Civil

dardanianews

Monika Salihu jep lajmin, Azizi diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

dardanianews

Shpërthime të shumta dhe zhurma aeroplanësh në Venezuelë – rriten tensionet me SHBA-në?

dardanianews