27.7 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

KFOR-i publikon video teksa monitoron situatën në veri nga ajri

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka publikuar sot pamje nga patrullimi me helikopter në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në mbi pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak, shkruan Gazeta Express.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social në “Facebook”, nga KFOR-i kanë thënë se mbajnë qëndrim të paanshëm lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, teksa shtojnë se komandanti i KFOR, gjenerali Federici po mban kontakte me të gjitha palët.

“Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Kosovën veriore, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak. KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm, të fuqishëm, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme. Gjenerali Federici gjithashtu mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

“KFOR -i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet më tutje në njoftim./Express/

Related posts

FORMOHET KOALICIONI I RI QEVERISËS NË MAL TË ZI – PJESË E MARRËVESHJES EDHE NJË PIKË PËR KOSOVËN

dardanianews

Biden e Obama reagojnë pas vrasjes së aleatit të Trump, Charlie Kirk: Kjo dhunë s’ka vend në SHBA, lutemi për familjen e tij

dardanianews

Habit shkenca: Truri nuk “fiket” njëkohësisht me trupin, çfarë ndodh pas vdekjes së njeriut

dardanianews