February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Këta janë emrat e 4 të arrestuarve sot, dyshohen se po organizonin sulm terrorist me bomba

Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste.


Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar emrat e katër prej të arrestuarve sot nga policia.

Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës i cili ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë duke shkuar për në Turqi, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm. 

Mentor Bellaqa, 36-vjeçar nga qyteti i Prizrenit i cili ka qenë i arrestuar në vitin 2014 për terrorizëm, si një nga të dyshuarit që kanë qenë pjesë e luftës në Siri.

Personi tjetër i arrestuar është Ergim Syla dhe tjetri Nehrudin Skenderi.

Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”. /Reporteri.net/.

Related posts

Kishte tri gra dhe pretendonte se 16-vjeçarja ishte gruaja e tij e katërt, avokatja shpjegon aspektin ligjor të mjekut Dervish Hasi

dardanianews

Ukraina publikon pamje të “pjekjes” së ushtarëve rusë me dronin turk “Bayraktar TB2”

dardanianews

Arrestimet për vilat në Brezovicë, Veton Surroi bashkëpronar i kompleksit për të cilin dyshohet se u dhanë 410 mijë euro ryshfet

dardanianews