24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

Sondazh: Kush është lideri legjitim i demokratëve?

Prej shtatorit ish lideri demokrat, Sali Berisha, dhe ndjekësit e tij në Partinë Demokratike, janë duke zhvilluar takimet ne çdo qark të Shqipërisë,  finalizimi i të cilave do të çojë në një Kuvend Kombëtar të PD në 11 dhjetor. Por 4200 firmat e mbledhura nga ndjekësit e Berishës, u kontestuan si të paregullta nga Kryesia e PD dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar prej kohësh, se nuk do të ketë një kuvend të demokratëve që do të marrë në shqyrtim vendimet e Departamentit të Shtetit Amerikan (kjo në lidhje me vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA) dhe se beteja e Berishës është një betejë personale që nuk duhet të përfshijë PD-në.

Në një lëvizje të fundit të Bashës, nëpërmjet mbledhjes së Kryesisë së PD, është hedhur në votë dhe marrë vendimi që Kuvendi Kombëtar nuk do të zhvillohet në dt. 11, por në 18 dhjetor. Zoti Basha ka deklaruar se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar më 11 dhjetor, pasi sipas tij, Sali Berisha nuk mund të shndërrojë ditën e demokratëve në ditën e bunkerizimit dhe izolimit të PD.

Me këtë rast, dardanianews.com ka hapur një sondazh që të votoni për liderin e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme.

Për të votuar hyni në linkun e mëposhtëm.

https://strawpoll.com/9s3eb45gq

 

Related posts

Kimete Berisha godet ashpër Vjosa Osmanin

dardanianews

Gjukanoviqi në SHBA alarmon ndërkombëtarët për destabilizimin e Ballkanit nga Vuçiqi

dardanianews

Çudia kosovare: Në Suharekë, kafja shërbehet me anë të dronit

dardanianews