15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vazhdon trendi pozitiv, sonte numri i të shëruarve trefish më i lartë se i të infektuarve

31 persona janë shëruar sonte dhe 10 të tjerë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Lajmin e dha i pari i Shëndetësisë, Arben Vitia, që tha se dita e sotme është e dyta shpresëdhënëse për përmirësim të situatës.

“Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse”, ka shkruar ai.
“Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani. #mosurelakso”.

Related posts

PASI NXORI NË SIGURI GRUAN DHE FĚMIJĚT E TIJ, TURKU IBRAHIM ESER U RIKTHYE MES RRËNOJAVE TË TERMETIT NË VENEZUELË DHE SHPËTOI ME DUART E TIJ 38 FQINJË

dardanianews

“Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes Trump dhe Netanyahu, presidenti i SHBA-së: Po të mos isha unë…

dardanianews

Përparim Rama e mund Arben Vitinë me shikueshmëri në një debat televiziv

dardanianews