-7.3 C
New York
January 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kryeqyteti i Koresë Jugore shtrëngon masat, urdhëron mbylljen e lokaleve shkaku i rasteve të reja

Shkaku i paraqitjes së rasteve të reja me coronavirus, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ka urdhëruar që të mbyllen të gjitha lokalet si baret dhe klubet e natës.

Urdhri i mbylljes së 2,100 diskove dhe klubeve të natës në Seul, ka ardhur pas shtimit të rasteve me coronavirus, pasi u gjet se 18 persona janë infektuar nga vizitori i një klubi në Itaewon.

Kjo mbyllje, mund të jetë vetëm fillimi i shtrëngimit të masave në këtë shtet, pasi nuk po mbahet distanca e kërkuar mes personave që ndodhen në një ambient të përbashkët.

“Do t’i vazhdojmë testimet, për të parë se deri ku kemi arritur”, ka thënë kryeministri Chung Sye-kyun, që tha se do të ofrojë të gjithë mbështetjen, për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Vlerësimi nëse karantina ka pasur sukses, apo ishte e padobishme, sipas kryeministrit korean, varet nga numri i rasteve që do të rezultojnë pasi të hapen klubet e natës, ku njerëzit qëndrojnë së bashku.

Sa më pak, apo aspak njerëz të sëmurë me coronavirus, pasi të jenë hapur këto klube, nënkupton se infeksioni është duke u larguar.

Koreja e Jugut ka shënuar deri më tani 256 viktima nga coronavirusi dhe 10,840 të infektuar, derisa 9,568 janë shëruar.

 

Related posts

“Janë dashuaruar me vetveten”, Vjosa Osmani përplaset me Haradinajn për Kurtin në sytë e amerikanëve

dardanianews

Ngjarje e pazakontë në kazermën hungareze, tërheq me dhëmbë tankun që peshon 40 tonelata

dardanianews

K Ë R K E S Ë – Projekti për Filmin dokumentar – IBRAHIM RUGOVA

dardanianews