21.7 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shpërthim i fuqishëm në Beograd, dy të vdekur dhe 15 të lënduar

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm, që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit.

Fjala është për punonjësit e fabrikës EdePro që prodhojnë armë. E si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe 15 tjerë, ndërkaq ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Një punonjës ka mbetur i ngujuar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën. E sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.

Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga detonimi që tronditi banorët e Beogradit të Serbisë.

Deri më tani shkaqet janë të panjohura, e mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin. /Telegrafi/

 

Related posts

Reagon edhe Anton Quni pas deklaratës së Shkëlzen Gashit: Serbët e zënë rob nga Brigada 138 sot janë…

dardanianews

Nis kthesa në Itali: Bie numri i viktimave dhe të infektuarve

dardanianews

Naser Rugova i reagon Isa Mustafës: Ne do të ecim përpara pa ju

dardanianews