January 11, 2026
DardaniaNews
ShëndetësiShowbiz

Shfaqet për herë të parë publikisht Valbona Hoxha, mbesa e Enver Hoxhës (FOTO LAJM)

Kurioziteti për të ka qenë shumë i madh që në vitet ’90, kur Valbona Hoxha njihej si një nga vajzat më të bukura të Tiranës, gjithmonë në shoqërinë e së ëmës Liljana Hoxha. Teksa ecte në Bllok, komentohej pafund dhe tërhiqte vëmendje për bukurinë dhe fizikun elegant e të tonifikuar që e mbante në formë me palestër, atëherë kur askush se dinte çfarë ishte. Por ajo i ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes mediatike dhe çdo platforme komunikimi digjital që do e bënte të dukshme për publikun e gjerë, deri së fundmi kur nuk i ka rezistuar hapjes së një profili në media sociale.

Valbona është sot nënë e dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, tashmë të rritur dhe jeton në Vjenë, ku ushtron edhe profesionin e saj si mjeke psikoterapiste. Profili i saj në Instagram është modest dhe me në qendër shërbimet psikologjike që ofron. Foto e fundit që ka publikuar nuk zhgënjen dhe tregon një zonjë plot hire që kujton shumë fizikisht nënën e saj, Liljana Hoxhën.

Related posts

‘Magnet për meshkuj’ – Linda Halimi shfaqet super provokuese në videon e fundit /VIDEO

dardanianews

“Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes

dardanianews

Teuta Rugova kurorëzohet me Agron Xheloshajn në një ceremoni madhështore në Katedrale

dardanianews