Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale, duke theksuar ndër të tjerash edhe lidhjen me ish-futbollistin, Keith Groeneveld.

Matoshi deklaroi se kishte pasur paragjykime mbi këtë lidhje, pasi mentaliteti te populli shqiptar është ende i vështirë.

Foto: Keith Groeneveld/Instagram

Ndër të tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës rrëfeu edhe njohjen me afrikano-belgun.

“Kur jemi njoftuar, gjithçka ka shkruar gradualisht si shokë, kemi folur, kemi biseduar edhe unë nuk e kam ditur çfarë moshe ka Keith edhe ai nuk e ka ditur çfarë moshe kam unë, por e ai e ka ditur vetëm një gjë, që unë e kam një gocë që është gati në moshën e tij, por unë nuk e kam ditur për Keithin kush është, sa vjeçar është”, ka thënë fillimisht aktorja.

Foto: Keith Groeneveld/Instagram

Tutje, ajo ka thënë se kur u njoh me Groeneveld, gjëja e parë që i shkoi në mendje është se si edhe vajza e saj nuk ka fatin që të ketë një partner si ai.

Edhe gradualisht ka filluar të më pëlqejë, unë i kam pëlqyer Keithit, pastaj e kam marr vesh moshën e tij dhe gjëja e parë që më ka shkuar në mendje është: O Zot i madh pse vajza ime nuk e ka këtë fat, për të pasur një njeri të tillë në krah. Sepse goca ime e ka moshën tani ta ketë dikë. Mënyra edhe trajtimi edhe biseda që unë i kam bërë me Keithin, më ka bërë përshtypje se se si një 22-vjeçar është kaq i informuar për jetën, është kaq i pjekur edhe është kaq i hapur në mendime dhe tema të ndryshme”, ka deklaruar Matoshi.

Moderatoret e emisionit e inkurajuan deputeten kosovare duke i thënë se edhe vajza e saj do të ketë fatin që së shpejti të gjejë personin e duhur. /Telegrafi/