26.6 C
New York
July 24, 2026
DardaniaNews
ShëndetësiShowbiz

Shfaqet për herë të parë publikisht Valbona Hoxha, mbesa e Enver Hoxhës (FOTO LAJM)

Kurioziteti për të ka qenë shumë i madh që në vitet ’90, kur Valbona Hoxha njihej si një nga vajzat më të bukura të Tiranës, gjithmonë në shoqërinë e së ëmës Liljana Hoxha. Teksa ecte në Bllok, komentohej pafund dhe tërhiqte vëmendje për bukurinë dhe fizikun elegant e të tonifikuar që e mbante në formë me palestër, atëherë kur askush se dinte çfarë ishte. Por ajo i ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes mediatike dhe çdo platforme komunikimi digjital që do e bënte të dukshme për publikun e gjerë, deri së fundmi kur nuk i ka rezistuar hapjes së një profili në media sociale.

Valbona është sot nënë e dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, tashmë të rritur dhe jeton në Vjenë, ku ushtron edhe profesionin e saj si mjeke psikoterapiste. Profili i saj në Instagram është modest dhe me në qendër shërbimet psikologjike që ofron. Foto e fundit që ka publikuar nuk zhgënjen dhe tregon një zonjë plot hire që kujton shumë fizikisht nënën e saj, Liljana Hoxhën.

Related posts

Ky analist i njohur është burri i Delfina Krasniqit

dardanianews

Getinjo më i dashurar se kurrë, kush është vajza në krahët e tij?

dardanianews

Gjesti: Në Big Brother të Kosovës kam qenë shumë keq për shkak të Xhenetës, katër ditë nuk kam pasur mundësi të çohem nga shtrati

dardanianews