21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Sinjale pozitive: Me bekimin e Amerikës”, detaje nga takimi i kryeministrit izraelit me Putinin

Kryeministri izraelit Naftali Bennett, ka fluturuar drejt Moskës, ku sot ka takuar presidentin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për ta bindur që ta ndal agresionin në Ukrainë.

Siç raportojnë mediat e huaja, takimi mes dy liderëve ka zgjatur rreth tre orë, transmeton Gazeta Express.

Ky ishte një udhëtim befasues dhe i paparalajmëruar nga ana e kryeministrit izraelit.

Korrespondentja e CNN për Izrael, Hadas Gold ka dhënë detaje nga takimi.

ka deklaruar se takimi Putin-Bennet është zhvilluar me bekim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zyra e kryeministrit ka njoftuar se takimi i Kryeministrit Bennett me Presidentin Putin, është duke ndodhur në koordinim dhe me bekimin e administratës së Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ajo.

Ende nuk ka detaje nëse Putin dhe Bennett kanë arritur t’i përafrojnë qëndrimet për ta ndalur luftën në Ukrainë.

Related posts

Kalkulimi i Albin Kurtit, kur e kujton veprimtarin e vrarë të LDK-së e kur s’thotë gjë

dardanianews

Kimete Berisha godet ashpër Vjosa Osmanin

dardanianews

Zyrtare: ShBA ndalon importin e naftës ruse

dardanianews