9.1 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Fakte, dëshmi, vitet e mbrapshta!

 

“Historia est magistra vitea!”

Shkruan:OSMAN FERIZI

Procesi politik, zhvillimi ekonomik, arsimor, kulturor,imazhi i Dardanisë, do ishte shumë, shumë më mirë pa Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Fatmir Limen, Ramush Haradinaj, Elmi Reçica-Pyka, Xhabir Zharku,Vllëzrit Buja, Berat Luzha,Grabovci- pronto hajnia…

Këtë popullë e shpëtoi urtësia e liderit kombëtar e të ditur Dr. Rugova dhe prezenca e KFOR-it dhe mbikëqyrja Amerikane.Pas luftës, këta, nga frymëzimi i Qosjes e Demaçit dhe SHISH të Shqipërisë dhe shërbimeve kunder shtetit tonë,popullin do e çonin në vëlla-vrasje, do ua kalonin Kmerëve të Kuq të Kamboxhias, duke vrarë kundërshtarët politikë dhe këdo që kishte guxim që të i kundërshtonte.Me këta pushtetarë, vendi u zvogëlua dhe po zbrazet, aq të ligjë janë, sa në Hagë e mohuan vetën e tyre, livrat e fryera më trimëri dhe UÇK-në, treguan që ishin më mision e mercenar, masha të shërbimeve të djallit.

Do jap fakte të shkruara të nxitjës së gazetës të së majtës ekstremiste “ Zëri i Kosovës”, pra, zëri i përçarjës, shpifjes, rrenave, sabotazhit, etiketimit për vrasje si të ishte organ i Prokurorisë Serbe gjatë luftës. “Zërin e Kosovës”, me ujdinë e Hashim Thaçit me krerët social-komunistë të Tiranës zyrtare, drejtonte kryetari i LPK-së, shkodrani Bedri Zenel Islami.

Veç tjerash, shkruhej më urrejtje patologjike kundër heroit Sali Çekaj, kundër 7-Vëllezërve Geci, kundër Presidentit Rugova, me bashkëpunëtorë. Këto metoda Stalino-Enveriste përgaditën terrenin për vrasjet seriale të atdhetarëve të dëshmuar: Ministrin e Mbrojtjës Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Ilir Konushevci, Xhevat Mustafën, Ismet Rracin, Fetah Rudi( i plagosur rëndë në nji atentat),Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Tahir Zemaj, Ismet Rrahmani, Ekrem Rexha, alias Komandant Drini, kom. Bardhi, Skender Gashi,Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Ramë Idrizaj, Sinan Musaj,Rexhep Luci, Haki Imerin, Mirush Dakaj, Rashid Mustafa, Ilir Selimaj, Arben Sejdiu,Sadri Ramqaj,Shaban Shala,Azem Stoliqi,Hysni Stoliqi,Mesut Ademi, Agim Qelaj,Xhevat Isufi,Afrim Shurdheci, Adem Zekaj,Smajl Berbatovci,Naim Beka, Agron Matoshi, Avni Shehu,Qamil Ilazi,Besim Dajaku, dhe qindra të tjerë.

Ekzekutuan gazetarët të guximshëm dhe me integritet, që denoncuan krimet e “komandantëve”: Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Ismail Berbatovcin, R. Kastratin, Shefki Popova,…. Pra, bie teoria që i ka vra Serbia, sepse ajo simbas logjike do i vriste “komandantet” e pastaj të tjerët. Edhe unë isha njëri nga ata që kërcënohesha nga Sabit Geci, vllau i Agron Sylejmanit e “trima” tjerë nga Mergata e Dardania,më nofka kafshës e zvarranikësh që nuk trembem fare nga ato hiena.
Pra, këta monstra janë Pons Pilata, që të vrasin natën e të qajnë diten, janë shpirt e gjak prishur.

Dardania është gjaku ynë që nuk falet.
Pse hesht LDK-ja, e cila është më e goditura, shumë nga ta fituan vota dhe pozita në emer të viktimizimit,a kanë moral e ndërgjegje sot që heshtin.Kjo parti institucionale e shtet-formuese, ishte cak i atentateve, si ndaj presidentit Rugova. Atëherë pse heshtin :Sabri Hamiti, Agim Veliu, Gjergj Deda, Blerim Kuqi, Rexhep Kastrati, Ejup Visoka, Ismet Çekaj, Xhevdet Mazrekaj…, të cilët ishin cak i plagosjeve atentateve?! Siç po shihet, disa familje të të vrarëve, u shitën apo u blenë të heshtin, dikush më poste e pozita, para, poste! Ata të pa krahë i frikësuan, sepse shumë dëshmitarë janë vrarë mizorisht si Agim Zogaj me shumë të tjerë.

Mos ta fajësojmë as Serbin e as Europën, sepse ne nuk mund të qahemi gjithmonë, jami peng i sjelljeve tona dhe njerëzve tanë të pa ditur e të papërgjegjshem.Serbia e donë Kosovën pa shqiptarë dhe kjo dihet. Europa ka interese më të mëdha më Rusinë, edhe si treg po edhe si fuqi ushtarake dhe me ne u kusuritën si në kohën e rëniës së Turqisë.

Legjenda:
Lista e përpiluar për vrasjen e intelektualëve, kryesisht, të LDK-së nga Shtabi i Rognerit, shkrimi nxitës kundër Sali Çekaj dhe shkrimi shpifës kundër Vëllezërve Geci, pamfleti Komunist i LPK-së.
Moto e juaja: shpifja, nxitja e urrejtjës, akuza për argatë të Serbisë, që ishin vetë ata faqezi, porosia e vrasësve më pagesë, me grupet e shumëta të krimit.
Kush tutet mbetët pa varr, gjaku nuk humbet!
Komunizmi – kolera e njerzimit!
Osman Ferizi – veprimtar.

Related posts

Është rrotulluar njëra veturë që e përcjellë Kurtin, të gjithë kanë shpëtuar

dardanianews

Krasniqi: Nga 23 të shëruar, 6 persona janë mbi moshën 60 vjeçare

dardanianews

Rusët japin shenja “kolapsi”, braktisin tanket në tërheqje të nxituar; zemërim për sulmin ajror në stacionin e trenit

dardanianews