November 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

E fundit: Rusia ia vë katër kushte Ukrainës për ta ndaluar luftën

Rusia tha se mund t’i ndalojë “operacionet” në Ukrainë “në çdo moment”, nëse Kievi i përmbush kushtet e saj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si rajon rus, ndërsa Donjeckun dhe Luhanskun si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskov tha se Ukraina duhet të ndryshojë edhe Kushtetutën e saj dhe të refuzojë anëtarësimin në çdo bllok.

Ai shtoi se Rusia do ta përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen menjëherë”./RE

Related posts

Ekskluzive: Anton Quni thotë se është kandidat për kryetar të LDK’së

dardanianews

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit

dardanianews

Dalin rezultatet edhe katër të tjerë me koronavirus – shkon numri në nëntë

dardanianews