15.5 C
New York
October 20, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kosova hedh hapin e madh drejt NATO-s: Lëvizja “e zgjuar” e Prishtinës

Në një lëvizje që e con vendin edhe një hap më pranë NATO-s, ekzekutivi i Kosovës vendosi krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për anëtarësimin në aleancën-veriatlantike.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti sqaroi se objektivi kryesor i këtij grupi do të jetë avancimi i procesit të integrimit në NATO, fuqizimi i pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me aleatët strategjikë ndërkombëtarë. Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, theksoi se anëtarësimi në NATO është çështje urgjente, duke përmendur pushtimin rus në Ukrainë.

Kosova dhe shtetet tjera demokratike pro-perëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese, të provokuara nga Rusia përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit të paprecedentë rus ndaj Ukrainës, dhe synimeve për destabilizim dhe minim të të gjitha progreseve euroatlantike e kërcënimit për paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallëherë më parë për solidifikimin e arkitekturës së sigurisë në rajon dhe Europë”, ishte komenti i saj.

Gërvalla do të jetë vetë kryesuese e këtij grupi, ndërsa anëtarë të tij janë ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministrja e Drejtësisë. Përfaqësues do të ketë nga Presidenca, Kryeministria, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, nga Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

Related posts

Tragjedi në futboll: Pësoi infarkt në fushë, lojtari ndërron jetë në spital

dardanianews

Protestuesit në Prishtinë ia vënë “flakën” Qeverisë

dardanianews

S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren me të cilën bashkëjetoi

dardanianews