3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

I përmendi Sali Berisha dhe i përdori grupi i Elsa Lilës, çfarë janë telefonat “BQ” që nuk përgjohen?

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga arrestimet e një dite më parë të policisë italiane në Romë, ku në pranga u vu këngëtarja Elsa Lila, por edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi.

“Romatoday” shkruan se grupi përdorte disa telefonash të koduar. Disa prej tyre përdorën BQ Aquaris, të tjerë Nokia Android One. Të dy këta telefona funksionojnë me sisteme operative të papërgjuara, në ekranin e të cilëve shkruhej se “kjo pajisje menaxhohet nga organizata juaj”. Ky element, sipas akuzës, vërteton ekzistencën e organizatës kriminale. Për të përditësuar softuerin, që siguronte anonimitet, nevojiteshin 1500 euro çdo 6 muaj.

Petrit Bardhi, i njohur si Titi, gjatë përgjimeve ka folur për këtë telefon: “Unë paguaj 1500 euro çdo 6 muaj, si një kontratë. Por nëse arrijnë të futen te ky telefon, atëherë të bëjnë një burg të ri në Romë”. Një fjali, që sipas mediave italiane, tregon se kishte kontakte dhe përfshinte njerëz të niveleve të larta të botës së krimit në Romë.

Çfarë janë telefonat BQ dhe pse foli Berisha për ata?

Celularët e markës ‘BQ’, pa kartë e që nuk përgjohen, për të cilët foli të martën edhe kryeministri Sali Berisha nuk janë edhe aq të panjohur. Ato madje shiten edhe në rrjetet sociale, njësoj si çdo aparatet e tjetër, por me një çmim mjaft të kripur. Një celular ‘BQ Aquarius’ kushton 5 mijë dollarë dhe ka vetëm 15 GB hapësirë. Ka edhe të tjerë, por që çmimet e tyre janë pak a shumë të njëjta e rrotullohen pranë kësaj vlere.

Berisha tha të martën se zyrtarë të lartë të Shqipërisë kanë përdorur një telefon të posaçëm për të komunikuar me njëri-tjetrin apo me organizata kriminale. Ai shtoi se këto telefona janë pa kartë dhe nuk përgjohen e se jashtë shtetit, janë përdorur për të urdhëruar vrasje.

Për fatin tonë, shqiptarët duhet ta dinë. Egziston një breshëri e tillë deklaratash, por ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ, e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Ata që kanë përdorur këtë telefon, është special, ata i kanë bërë vetes radiografinë. Këtu është një nga shkaqet themelore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është, pse Serbia mbetet aty ku është. Me gjithë aparencat. BQ-ja është një telefon pa kartë, të cilin e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me këtë kanë folur me kë kanë dashur vetë. Kanë folur me organizatat kriminale, ka të tjerë, jo këtu, që kanë porositur vrasje. Kanë porositur vrasje. Kjo zien. Ky është tsunami i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete, nuk do e kisha nxjerrë kështu. Ka lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin. Këto paskan qenë të përhapur. Ky paska qenë kurthi i artë. Unë sot e mora vesh që ka ekzistuar. Për inicialet nuk kam çi bëj unë,”- tha Berisha ndër të tjera.

Related posts

E dashura e Feros ‘lë nam’ me videon në të brendshme

dardanianews

Alarmante: Numër tepër i lartë i rasteve pozitive me COVID-19

dardanianews

Eskalon Bekë Berisha ndaj kryeministrit Kurti

dardanianews