5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit, këto janë kërkesat e PDK-së për Përparim Ramën

Sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa nuk dihet ende nëse ka marrëveshje për koalicion me PDK-në.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama edhe mbrëmë ka vazhduar diskutimet për një marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës, votat e të cilëve do të mundësonin zgjedhjen e kryesuesit, duke mos lejuar dështimin e këtij procesi.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë thënë se kushtet e PDK-së për Ramën e LDK-në janë hiç më pak se 7 drejtori.

Por ky s’është kushti i vetëm.

Kërkesë tjetër nga PDK është edhe posti i nënkryetarit, që ishte raportuar edhe më herët por pa u konfirmuar nga kryetari Rama e as ekipi i tij.

Për këto kërkesa ka pasur hezitim nga kryetari Përparim Rama.

Në rast se sot nuk arrihet zgjedhja e të parit të Kuvendit Komunal në kryeqytet, atëherë do të shkohet në zgjedhje për Asamblenë Komunale.

 

Related posts

“Eskalon” Ganja mallkon rëndë Vetëvendosjen “Hëngshi kokat tuaja”

dardanianews

Ledri Vula dhe Yll Limani sonte bëhen pjesë e Big Brother VIP

dardanianews

Koha kur Rita Ora nuk ishte e famshme, ajo shërbente kafe

dardanianews