4.4 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

”Gati” lufta bërthamore, Putin çon familjen në qytetin nëntokësor- nis stërvitja atomike!

I deshperuar, Vladimir Putin ka zhvendosur familjen e tij në një ‘qytet të fshehtë nentokësor’ dhe është ‘i vendosur të zhvillojë një stërvitje për evakuim bërthamor, pohojnë burime të brendshme pranë presidentit rus, të cituara nga mediat në Bbritaninë e Madhe. Ato përmendin planin e Kremlinit për fundin e botës, ndërsa ripertërijnë pretendimet se Putin vuan nga probleme të shumta dhe serioze mjekësore. Po kështu, pohojnë se numri i rusëve të vrarë në Ukrainë është mjaft më i lartë nga sa deklaron Moska zyrtare, e madje mund të jetë edhe më i lartë se pretendimet e Kievit për 15 mijë viktima ruse në 23 ditë luftimesh. Putini ‘shpesh e derdh zemërimin e tij mbi njerëzit që janë pranë tij”, thotë një nga burimet, i cili rrefen se ka lidhje me persona në rrethin e ngushtë të Putinit. Ai shton më tej se presidenti rus i tronditi gjeneralët e tij kur i kërkoi të merren me stërvitje bërthamore, pasi kjo shton ndjeshëm frikën se mund të jetë duke përgatitur vërtet një konflikt atomic. Për këtë arsye, thuhet se e ka dërguar familjen e tij në një vend sekret, që nuk është thjesht një bunker, por një qytet i mirëfilltë nëntokësor, ku do të përpiqet t`i mbajë të sigurtë nga një impakt i mundshëm nuclear. Putini i ka kërcënuar më parë aleatët e NATO-s me ‘pasojat me te tmerrshme në histori”, nëse ndërhyjnë në konfliktin e Ukrainës dhe i vendosi forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë në fillim të këtij muaji. /top-channel.tv/

Related posts

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

dardanianews

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër as në të Kuqen

dardanianews

Rrëfen 22 vjeçarja nga Kosova: Kolegu im më ngacmoi, nuk kam guxuar ta lajmëroj rastin se do më largonin nga puna

dardanianews