15.7 C
New York
June 24, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

“Vrasjet në Kosovë”, Maxharraj befason me detajet që përmend, ka një paralajmërim të frikshëm

Autoritetet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare nuk kanë arritur të burgosin autorët e një sërë vrasjesh politike dhe sulmesh me armë pas përfundimit të luftës së Kosovë, por të mbijetuarit shpresojnë se Gjykata e re Speciale në Hagë mund ta bëjë këtë.

Pavarësisht që është luftuar shumë për vrasjet e pas luftës së Kosovës, arritja e një rezultati nga ato nuk kemi ende.

Vrasjet ngjallin një emocion tjetër, një vuajtje tjetër për të gjithë ata familjarë që presin ende që një ditë e vërteta të del në shesh, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me zbulimin e vrasjeve politike dhe ato të pas luftës ka folur profesori dhe opinonisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

POLITIKA

“Vrasjet në Kosovë”, Maxharraj befason me detajet që përmend, ka një paralajmërim të frikshëm

NGA: M.H. MË: 30 MAJ 2021 NË ORA: 17:02

Foto ilustrim

Autoritetet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare nuk kanë arritur të burgosin autorët e një sërë vrasjesh politike dhe sulmesh me armë pas përfundimit të luftës së Kosovë, por të mbijetuarit shpresojnë se Gjykata e re Speciale në Hagë mund ta bëjë këtë.

Pavarësisht që është luftuar shumë për vrasjet e pas luftës së Kosovës, arritja e një rezultati nga ato nuk kemi ende.

Vrasjet ngjallin një emocion tjetër, një vuajtje tjetër për të gjithë ata familjarë që presin ende që një ditë e vërteta të del në shesh, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me zbulimin e vrasjeve politike dhe ato të pas luftës ka folur profesori dhe opinonisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai për “Bota sot”, tregoi një kronologji të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga para lufta e deri më ditët e sotme.

Maxharraj kujton kohën kur në skënën politike ishte Shtabi I Rognerit me seli në Tiranë të cilët e përbënin pothuajse të gjithë nga LPK i cili e injoronte bile edhe e luftonte pjesemarrjën e anëtarëve të LDK-së në luftë duke futë urrejtje midis faktorit të luftës në vend.

Duke vazhduar ai përmend edhe vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi që sipas Maxharrajt ka ndodhur nga falanga envero-staliniste.

“Gjatë vitëve të 90-ta të regjimit të Milosheviqit bënte kërdi në masakrimin e popullsisë shqiptare në Kosovë me qëllim të dëbimit të tyre nga Kosova por edhe të disiplinimit të tyre. Kësaj katrahure serbe iu kundërvu UÇK e cila ishte hudhë në luftë çlirimtare për çlirimin e vendit nga okupatori. Ani pse mbi 80% të luftëtarëve të lirisë e përbënin anëtarët e LDK-së të cilët ishin hedhë në luftë përmbrojtjen e vendit apo siç thonte lideri i tyre Ibrahim Rugova në mbrojtje të “pragut të shtëpisë”. Por Shtabi i Rognerit i cili ishte instaluar në Tiranë i ndihmuar nga falangat e mbeturinave enveriste si Fatos Nano,Fatos Klosi,Rexhep Mejdani etj, kishte ndikuar në formimin e Shtabit të Rognerit në Tiranë të cilët e përbënin pothuajse të gjithë nga LPK i cili e injoronte bile edhe e luftonte pjesemarrjën e anëtarëve të LDK-së në luftë duke fut urrejtje midis faktorit të luftës në vend se ai të unifikohej siç u morën vesh në takimin e Oslos,ky mori pjesë edhe kolonel Ahmet Krasniqi ministër i Mbrojtje se Republikës së Kosovës,marrëveshje kjo që nuk u përfillë fare por që pasojë pati edhe vrasjën e Kolonelit Krasniqi nga këto falanga envero-staliniste”, u shpreh profesori.

Tutje, Maxharraj kujton edhe momentin kur u arrestuan një delegacion i LDK-së që ishin në krye me presidentin Rugova e që u arrestuan sipas profesori nga Thaçi, të cilët edhe u maltretuan duke arritur kështu që të arrestonin të gjithë luftëtarët e LDK-së.

Fara e urrejtjes dhe përçarjes se faktorit shqiptar të luftës u mbollë në Qirez të Drenicës kur haptas u arrestua një delegacion i LDK-së i cili me siguri me pëlqimin e Presidentit Ibrahim Rugova që t’i vizitoi zonat e luftës.Delegacioni në vend se të pritej ashtu siç duhej u arrestu nga eprorët e UÇK-së në krye me Hashim Thaçin dhe u maltretuan tmerrshëm edhe u rrahën për shkak se konsideroheshin si spiunë të Presidentit Rugova ose rasti i Tahirë Zemaj në Prapaçan të Deçanit i cili kishte zbarkuar aty për përgatitje për të hyrë në luftë i thanë që të largohet nga aty se do të luftojnë me të më zi se më shkakun. Dhe kështu kjo farë e keqe ishte përhapë gati në të gjitha frontet e luftës ku vraheshin dhe ndiqeshin luftëtarët e LDK-së, që shumë të tillë u vranë duke u zënë në prita por dhe pas shpine”, tha Maxharraj.

Sipas profesorit vrasjet e sidmos ato politike u shtuan edhe më shumë kur zgjedhjet i fitoi Rugova e që në atë kohë ishte qeveria e përkohshme nën udhëheqjen e Thaçit.

Maxharraj thotë se shumica e tyre që u vranë ishin para familjarëve të tyre e që për fatin e tyre ende nuk dihet asgjë edhe pse UNMIK-u ishte në pragë të zbulimit të 15 rastëve të tilla por që u bllokuan nga një “dorë e fortë”.

Image

Profesori dhe opinonisti nga Amerika, Binak Maxhrraj

FOTO GALERI

“Vrasjet e sidomos i atyre politike nuk u ndalë edhe pas mbarimit të luftës ato u bënë edhe më shumë sidomos kur presidenti Rugova i fitoj zgjedhjet e para pas çlirimit të vendit. Kjo ndodhi në të ashtuquajturën qeveri e përkohëshme nën udhëheqjën e Hashim Thaçit. Ishte një kohë e keqe një liri e zymtë nga e cila filloj edhe popullata te frikësohej. Njerëzit si në “bashqe të babës”rrëmbehëshin nga shtëpitë e tyre,por edhe në rrugë nga njerëzitë me maska, e pa maska, natën por edhe ditën dhe kurr më nuk ktheheshin në shtëpitë e tyre.Shumica prej tyre vraheshin ashiqare para familjaëve,para dyerve të shtëpisë vetëm pse ishin kundërshtar të maskave,politikisht mendonin ndryshe,por që edhe ishin të befasuar se nuk e kishin pritur një liri të këtllë frikësuese. Sot e kësaj dite nuk dihet asgje për fatin e tyre, as varret se ku i kanë, as që u zbulua ndonjë rast, as që u tentua që të zbardhet ndonjë rast sepse çdo tentim bllokohej. Bile,UMNIK ishte gati t’i zbulojë nja 15 raste të këtilla por ato u bllokuan nga një “dorë e fortë” që të mos zbuloheshin”, theksoi Maxharaj.

Gjykata Speciale do të sjellë fundin e atyre që bënë krime gjatë dhe pas luftës

Ndër të tjera opinonisti thotë se për zbulimin e këtyre vrasjeve mungoi iniciativa e pushtetarëve tanë mirëpo që me formimin e Gjykatë Speciale filloi sado pak zbardhja e këtyre vrasjeve.

Profesori nuk lënë pa përmend edhe premtimet që Thaçi bëri por që nuk arriti asnjëren ta zbatojë, përkundrazi ai thotë se Thaçi gjatë këtyre viteve vetëm ra në kthetrat e Serbisë.

“Nga ana tjetër nuk pati gatishmëri as nga ana e pushtetarëve tanë të pushtetshëm që të zbardhët ndonjë rast,bile nuk lejohej që të formohej një gjykatë e posaçme speciale për krimet e luftës,ashtu siç i kishin formuar edhe Republikat tjera të ish-jugosllavisë të dala nga lufta.Këta tanët asesi si,me asnjë kushtë nuk pranuan ta formonin një Gjykatë të këtllë nga shkaku hajt se kalon edhe kjo punë ose nga frika e zbulimit të ndonjërit nga ata. Por,kur nuk i kryen punët e tua të shtepisë thonë i kryen kojshia yt.Dhe së shpejti në këtë drejtim u hodhë Serbia e cila barikoi fakte të qena e të paqena,me të cilat e ngarkoi Dick Martin që ta shkruan raportin ku ashiqare akuzoheshin komandantet tanë nga Thaçi e teposhtë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Hashim Thaçi si me i apostrofuari në këtë rasprt premtoi se do ta padis Dick Martin por këtë s’e bëri kurr,ashtu siç premtoi se do ta padis edhe Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve,por as këtë nuk e bëri kurrë,por përkundrazi gjatë këtyre 20 viteve ra nën kthetrat e Vuçiqit, ishte i shantazuar dhe bile i zënë rob nga ai”, potencoi opinonisti.

Në fund Maxharraj thotë se Gjykata Speciale do të sjellë fundin e vrasjeve në Kosovë duke theksuar që Thaçi me Specialen ia bënë vetës “gropën” duke qenë tashmë në Hagë dhe gjykuar për krime të luftës.

“Megjithatë me inisistimin e Serbisë raporti i Dik Martin e vazhdoi rrugëtimin e vetë arrijti deri ne BE në Këshillin e Evropës e cila së bashku në koordinim të plotë më SHBA-të vendosen ta bëjnë themelimin e Gjykates Speciale në Kosovë sipas ligjëve të Kosovës,por me seli dhe gjykatës ndërkombëtar,pasiqë këta tanët nuk deshtën ta bejnë.Kjo përkon me atë sigmën kur “nuk duash ta bëjsh vetë ta bëjnë të tjërët”. Dhe më 2015 Gjykata Speciale u themelua nga Parlamenti i Kosovës.Votuan të gjitha partitë parlamentare,bile vetë Hashim Thaçi bënte presion dhe shantazhonte deputet për ta votuar sepse si duket kishte premtime se do të falët nga kjo gjykatë.Por nuk i doli ashtu por i doli ashtu siç thotë populli “ai që ia bënë gropën tjetër kujt bjenë vetë ne të”,dhe pikërishtë ai vet me shokët e tij ranë në këtë “gropë” që ia bënë vetit”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

Gjatë ditës së nesërme do të lexoni pjesën e dytë të bashkëbisedimit me opinonsitin dhe profesorin nga Amerika, Binak Maxharraj.

Related posts

I vihet zjarri qëllimisht shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës

dardanianews

Bislimi tregon për herë të parë raportin në mes Kurtit dhe Konjufcës

dardanianews

PARALAJMËROHET ASHPËRSIM I MASAVE, PRITET KUFIZIM RIGOROZ I LËVIZJES SË QYTETARËVE

dardanianews