17.7 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Motra e Xhelal Sveçlës punësohet në Ministrinë e Bujqësisë

Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Magbule Hyseni, është motra e Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të shtetit.

Ky fakt nuk do të përbënte lajm, nëse motra e Sveçlës nuk do të punësohej së fundmi në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

E njëjta, është angazhuar në pozitën Zyrtare për Rrjetin Kombëtar Rural dhe partnerët e tjerë socialë për përgatitjen e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR), në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ky projekt implementohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe financohet nga kredia e Bankës Botërore.

Të dy këto institucione, Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore e kanë konfirmuar punësimin e Magbule Hysenit në dikasterin e udhëhequr nga ministri Faton Peci, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti.

“Znj. Hyseni ishte angazhuar në Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural/Autoriteti Menaxhues brenda MBPZhR-së”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Hyseni për këtë pozitë është zgjedhur nga Ministria e Bujqësisë, bazuar në procedurat e prokurimit të Bankës Botërore.

Procesi i përzgjedhjes për stafin që punon në zbatimin e projektit është përgjegjësi e agjencisë zbatuese, në këtë rast Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

Komisioni Vlerësues për angazhimin e Hysenit, motrës së Sveçlës, është përbërë nga anëtarë të projektit dhe anëtarë të MBPZhR-së.

Paga e Hysenit nga ky angazhim në kuadër të projektit të Bankës Botërore, e që implementohet nga Ministria e Bujqësisë, është 423 euro, sipas koeficientit të paraparë në konkurs, ekuivalente me gradën 7 të Shërbyesit Civil.

Mbi krejt këto çështje, Gazeta Insajderi e ka pyetur edhe Magbule Hysenin, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje, ndonëse pyetjet në adresë të saj kanë shkuar para katër ditësh.

Projekti i Bankës Botërore, në të cilin është angazhuar Hyseni, ka për qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe qasjes në tregje të përfituesve të projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Data e përfundimit të këtij projekti ku u angazhua motra e ministrit Sveçla, është më 30 qershor 2022.

Ndryshe Gazeta Insajderi, më 25 mars, ka shkruar ekskluzivisht edhe për punësimin e Nermin Pakashticës. Kjo e fundit është motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, e cila është zgjedhur fituese e një konkursi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, të financuar poashtu nga Banka Botërore.

Related posts

Arjan Konomi shtrohet në spital, rrezikon të humbasë krahun

dardanianews

Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”

dardanianews

Ky është tuneli që shkurton rrugën Tiranë-Sarandë në 3 orë

dardanianews