10.7 C
New York
December 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

Forbes: Këto janë vendet më të sigurta nga coronavirusi

Një sasi e madhe e të dhënave në lidhje me pandeminë COVID-19 gjenerohet çdo ditë. Edhe pse organizata të tilla si OBSH, CDC, Universiteti Johns Hopkins dhe Worldometers po përcjellin çdo ditë statistika të rëndësishme dhe në kohë reale, së fundmi revista Forbes ka dalë me një analizë ku renditen vendet që po arrijnë ta menaxhojnë më mirë situatën me Covid-19.
Kur serioziteti i pandemisë u bë i qartë, një grup ekspertësh nga organizata Deep Knowledge Group mblodhi dhe analizoi të dhëna për 200 vende të botës. Rezultatet për 40 prej tyre janë publikuar sot.

Siç shihet në tabelë, Izraeli qëndron në vendin e parë sa i përket menaxhimit të situatës me Covid-19, pasuar nga Gjermania në vendin e dytë, Koreja Jugore në vendin e tretë, Australia, Kina, Zelanda e Re e të tjerë.

Sa përket rajonit tonë, situatën me Covid-19 del se e ka menaxhuar mirë Kroacia e cila renditet në vendin e 35-të dhe Sllovenia në fund të listës, pra në vendin e 40-të.

Mirëpo, në këtë listë, të paktën në mesin e këtyre 40 vendeve nuk figuron fare Kosova, ndonëse kryeministri Albin Kurti vazhdimisht, e edhe sonte e përsëriti se Kosova qëndron më së miri në rajon sa i përket menaxhimit të situatës me Coronavirus.

Related posts

“Çka je tu bo?”, Konjufca i qaset rreptë Fitore Pacollit, kjo ia kthen po aq ashpër

dardanianews

E dhimbshme: Ky është nxënësi që humbi jetën dje në aksidentin e ndodhur në Llozicë /FOTO-DETAJE 👇

dardanianews

Krytarja e Gjykatës bëhet hit, publikon video nga zyra me këngën e Don Xhonit

dardanianews