8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

“Bisha” e Mbretëreshës futet në Mesdhe, anijet ruse e “mbajnë frymën” në Siri

Rusia po kërcënon botën me luftë bërthamore, ndërkohë që thuajse çdo ditë analistë ushtarakë apo gazetarë theksojnë se ushtria ruse mund të hedhë raketa “Satan II” në drejtim të Europës dhe ishullit britanik “për t’i zhdukur ata nga faqja e dheut”.

Pak ditë më parë u bë i njëjti diskutim në televizionin shtetëror rus, ku një analist ushtarak tha se për 200 sekonda mund të goditej ishulli britanik me këto raketa dhe pas këtij sulmi Anglia nuk do të ekzistonte më. Një tjetër tha se nëse kjo ndodhte edhe britanikët do ta sulmonin Rusinë me armë bërthamore dhe askush nuk do të mbijetonte në fund.

Britanikët janë një fuqi bërthamore dhe kanë një flotë të avancuar nëndetësesh që mbajnë raketat bërthamore, të “famshmet” Trident. Këto raketa mbahen nga nëndetëset e shpërndara në detra dhe oqeane kudo në glob dhe në çdo rast Britania e Madhe do t’i përgjigjej çdokujt që do ta sulmonte.

Njëra prej këtyre nëndetëseve është futur sëfundmi përmes Gjibraltarit në Mesdhe duke iu drejtuar bazës ruse të Latakias në Siri. Bëhet fjalë për nëndetësen bërthamore “HMS Audacious” (S122). Kjo e fundit është e pajisur me raketa të ndryshme që mund t’i përgjigjen çdo sulmi.

Krahas këtyre nëndetëseve, Britania e Madhe ka edhe në dispozicion edhe katër nëndetëset e tjera bërthamore, të cilat janë të pajisura po ashtu me raketa bërthamore. Bëhet fjalë për nëndetëset e klasit “Vanguard”. Këto nëndetëse mbajnë nga 8 deri 16 raketa bërthamore “Trident”, ku secila ka nga 8 mbushje bërthamore se cila.

Në çdo rast, një sulm bërthamor ndaj britanikëve do tyë ishte një vetëvrasje nga rusët, prandaj edhe një retorikë e tillë vlerësohet nga ekspertët se bëhet vetëm për konsum të brendshëm në Rusi dhe nuk ka asnjë efekt në Perëndim.

Nga ana tjetër anijet ruse që gjenden në Egje janë mbledhur rreth portit të Latakias në Siri, ndërkohë që kanë përballë një flotë të fuqishme të NATO-s kudo në Mesdhe

Related posts

Zëvendëskryeministri Abazi një kohë thoshte se VV është e njëjtë me PDK’në

dardanianews

Milaim Zeka denoncon një djalë që ia kërcënoi vajzën

dardanianews

Horror! Nëna vret vajzën, kapet lakuriq në rrugë me kokën e prerë të fëmijës në qese (FOTO)

dardanianews