8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Pretendohet se krerët e inteligjencës ruse po përgatiten ta rrëzojnë Putinin nga froni

Vladimir Putini mund të vritet në një komplot në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, paralajmëron një ish-gjeneral amerikan, raporton “The Sun”.

Figura të larta të ushtrisë ruse dhe të shërbimit të sigurisë po frustrohen gjithnjë e më tepër me luftën në Ukrainë dhe thuhet se Putin nuk do të ketë të ardhme nëse Rusia nuk arrin sukses.

Por, ish-gjenerali amerikan Jack Keane thotë se Putini do të bëjë çdo gjë të mundur për të qëndruar në pushtet, pasi e di se alternativa ndaj kësaj do të ishte “vdekja” e tij.

“Ai është i interesuar të qëndrojë vetëm në pushtet. Ky është motivimi i tij. Ai do të bëjë çdo gjë që të qëndrojë në pushtet. Alternativa, ai e di shumë mirë, nga një pasardhës që nuk pajtohet me të, do të nënkuptonte fundin e tij – vdekjen e tij. Ai po lufton të qëndrojë në pushtet dhe është i përkushtuar, mendoj, t’i realizojë ende synimet e tij ndonëse fokusi i tij është në jug të Ukrainës”, ka thënë ish-shefi i stafit të Ushtrisë së SHBA-së, Keane, për “Fox News”. “Ai ende dëshiron ta marrë pushtetin aty

aty, ta rrëzojë regjimin dhe e marr Putinin seriozisht. Mendoj se shumë nga ne nuk e kanë llogaritur, por ai po synon ta kthejë Perandorinë Ruse. Përderisa të jetë në pushtet do ta ndjekë këtë. Nuk ka të ardhme për të në një pozitë tjetër pos të presidentit të Rusisë. Ky është fakt”.

Mendohet se gjeneralët e Ushtrisë ruse duan të marrin leje për të sulmuar Ukrainën dhe madje edhe të futen në luftë me NATO-n, pasi e kanë akuzuar Perëndimin se po lufton kundër Moskës përmes mbështetjes që po ia jep Kievit.

Blloku i fuqishëm i sigurisë ruse i njohur si “Siloviki”, vazhdimisht e ka fajësuar Putinin për gabim serioz pasi është tërhequr nga kryeqendra e Ukrainës, Kievi, dhe është koncentruar që ta marrë nën kontroll rajonin lindor të Donbasit.

Rusia ka pritur që të marshojë nëpër Ukrainë pa pasur shumë luftë, por është përballë me rezistencë të madhe.

Muajin e kaluar, trupat ukrainase kanë larguar ato ruse nga Kievi dhe kanë arritur të rimarrin disa nga qytetet që ishin okupuar.

Kremlini ka deklaruar se faza e parë e fushatës së “denazifikimit dhe demilitarizimit” të Ukrainës, ishte e suksesshme përkundër tërheqjes së trupave ruse dhe se tash po përqendrohet në Donbas.

Frustrimi i krerëve ushtarakë rusë dhe krerëve të inteligjencës ruse në lidhje me luftën, vjen në kohën kur po qarkullojnë edhe spekulime për shëndetin e Putinit.

Burime nga Kremlini kanë thënë se ai do të operohet për kancer dhe do t’ia dorëzojë pushtetin shefit të spiunazhit.

Mendohet se diktatori rus mund të përballet me kryengritje nga rrethi i brendshëm pas kritikave të paprecedentë dhe rritjes së kërkesave për një luftë të plotë dhe mobilizim.

Sipas raporteve të inteligjencës së huaj thuhet se ai mund të rrëzohet në një komplot brenda Kremlinit.

Eksperti rus i sigurisë, Andrei Soldatov, për “Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane”, tha: “A ka rëndësi? Ka shumë rëndësi. Është hera e parë që ‘silovikit’ po vendosin distancë mes vetes dhe presidentit. Kjo hap një mundësi të tillë”.

Putini tashmë po përgatitet për një grushtshtet të mundshëm, pasi spastroi 150 spiunë në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Ai nisi një “spastrim të tipit stalinist” të shërbimeve të tij të inteligjencës – duke përfshirë dërgimin në burg të kreut të spiunazhit Sergei Beseda.

Por, FSB-ja – e drejtuar nga Sergei Naryshkin – është ende duke shtyrë për veprime të ashpra ushtarake në Ukrainë pavarësisht burgosjes së shefit të saj të lartë.

Alexander Arutyunov, një oficer i lartë rus i Spetsnazit, shpërndau një video te grupet pro-ushtri duke i bërë thirrje Putinit që ta përshkallëzojë luftën.

“I dashur Vladimir Vladimirovich, ju lutem vendosni, a po luftojmë një luftë – apo po kënaqemi?” – tha Arutyunov.

Ish-komandanti i inteligjencës ushtarake shtoi: “Godisni të gjithë, shkatërroni gjitha aeroportet. Ktheni në kratere të Hënës në mënyrë që të mos ngrihet asnjë aeroplan apo dron Bayraktar. Ne duhet t’i shkatërrojmë gjitha hekurudhat e tyre me një raketë të madhësisë aq të madhe sa që do t’u duhej me vjet për t’i riparuar”.

Analisti rus Alexey Muraviev më herët kishte paralajmëruar se Putini po përballet me grushtshtet të mundshëm të ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës.

Muraviev për “Sky News Australia” tha se ky tentim grushshteti mund të vijë pasi ata duan të luftojnë luftën e jo të ndalojnë agresionin në Ukrainë.

“Unë mendoj se ka pasur tensione në Rusi mes komunitetit të inteligjencës dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pasi qartë, ka pasur një gabim në gjykim dhe është bërë ndoshta nga vetë Putini i nxitur nga situata në Ukrainë. Për planifikimin fillestar dhe fazën fillestare të pushtimit, ushtria ruse kishte supozuar se po shkonte atje si çlirimtare e jo si pushtuese. Mendoj se një narrativë e tillë false i ishte paraqitur nga Komandanti Suprem, por rusët nisën të humbin shumë, e kur ndodhi kjo, Putini nisi të fajësonte shërbimet sekrete. Nuk besoj se kjo është pritur mirë, pasi Putini vet vjen nga pjesa e sigurisë”, tha Muravie

Related posts

Anita Haradinaj moderatore në Top Channel, ky është emisioni që do ta udhëheqë

dardanianews

Hallakamë në Debat Plus: Mushkolaj e “kërcënon” publikisht Pandurin, në mes u hy analisti Hoxha

dardanianews

Gani Geci publikon një videomesazh: Jeta ime në rrezik pas intervistimt të Hashim Thaçit nga Specialja

dardanianews