31.1 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Duarshtrëngim i ngrohtë mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel para darkës formale që do ta kenë me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasur një duarshtrëngim shumë të ngrohtë.

Përfaqësuesit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor paraprakisht kanë pasur takime bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili i ka mbledhur në Bruksel për një darkë joformale.

Kosova në këtë darkë po përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në vizitë në ShBA.

Related posts

Lavrov: Rusia nuk e konsideron veten në luftë me NATO-n

dardanianews

Ky është ish i fejuari i Suanites së BBVK4, vëllai i heroit dhe politikanit të njohur

dardanianews

“Tradhtia kombëtare lahet me gj*k”, rikthehet deklarata e rëndë e Dritan Goxhajt

dardanianews