8.9 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Kush janë dy vajzat e Vladimir Putin që do “goditen” nga sanksionet e SHBA

SHBA njoftoi sot, se pas masakrës së shënuar në rajon të Kievit ka vendosur që të zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë i përshkroi ata si dy fëmijët e rritur të Putinit, dhe megjithëse nuk përmendën emra, burime për BBC konfirmojnë se bëhet fjalë për dy vajzat e Putin, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, të cilave Putini i ka me ish-gruan e tij Lyudmila.

FOTOT/ Maria dhe Katerina, jeta publike e vajzave sekrete të Putinit –  Dosja AL
Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova

Putin ka qenë gjithmonë i fshehtë për familjen e tij. Edhe pse ai e ka pranuar se ka vajza dhe ka thënë se është krenar për to, ai ka hedhur poshtë pyetjet rreth identitetit të tyre.

Vorontsova ka lindur në 1985 dhe është endokrinologe dhe bashkëpronare i një kompanie mjekësore.

Putin Dodges Question on Daughters' Identity – Culture

Vajza tjetër Tikhonova, ka lindur në 1986 është në akademi dhe biznes. Ajo është gjithashtu një kërcimtare e talentuar dhe ka konkurruar në konkurse ndërkombëtare rock ‘n’ roll.

Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë tha se “këta individë janë pasuruar në kurriz të popullit rus”.

Related posts

Paralajmërimi i ashpër i zv.ministrit të Arsimit: Këta mësimdhënës do të largohen nga puna

dardanianews

Kosovarët krijojnë ventilatorin për frymëmarrje, nesër testohet

dardanianews

Zbulohet se cili ilaç e shëron koronavirusin, dhe është shumë i lirë

dardanianews