Ushtria ukrainase ka thënë se ajo ka lansuar një kundër-ofenzivë në Kherson në përpjekje për të rimarrë tokën e kapur nga Rusia, duke nxitur me gjasë një fazë të re të luftimeve, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
“Khreson, mbahu! Ne jemi afër!”, ka shkruajtur të dielen në ‘Twitter’ Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës
Rusia është përpjekur për të ndërtuar mure mbrojtëse në qytet, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse trupat ishin të përgatitur për kundër-sulmin ukrainas.
Selitë kryesore të ushtrisë ukrainase pretenduan në një deklarim se forcat e saj kanë thyer një vijë të mbrojtjes ruse dhe i kanë shtyer forcat e saj në një terren më pak të favorshë. Trupat ukrainase gjithashtu shpresonin të rrezikonin rrugët furnizuese të Rusisë në urat mbi lumin Dnipro, thuhet në njoftim. /Periskopi/

