11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ukrainasit vrasin snajperin më të mirë rus

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë snajperin më të mirë rus, Alexander Kislinsky, gjatë një përleshjeje në Donetsk. Lajmi është bërë i ditur përmes disa kanaleve ruse në Telegram.

Kislinsky, një snajper nga Brigada e 22-të Spetsnaz, i përshkruar si më i miri i trupave ruse, është varrosur në Rusi, pasi Kremlini riatdhesoi trupin. Rusia e quan snajperin e vrarë në Ukrainë si një “hero” dhe një “luftëtar që meriton kujtim të përjetshëm”.

Fotot e fundit të postuara të Alexander Kislinsky në front tregojnë snajperin pranë tankeve ruse të shenjuar me “Z”. Gjithashtu, në një nga videot e fundit ku shihet luftëtari, ai mban një fjalim në favor të luftës dhe kundër komandove “naziste” që, sipas Rusisë, po luftojnë në mbrojtje të Ukrainës:

“Me teknologjinë tonë moderne do të përfundojmë çdo punë. Shikojini ata se si ecin me krenari, të veshur me uniformat e tyre naziste. Ata mendojnë se ne nuk i shohim, por ne do t’i kapim”.

Related posts

Aksident i rëndë te Konviktet e Studentëve, Ambulanca në vend të ngjarjes

dardanianews

“Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy” – analisti serb shpjegon arsyet

dardanianews

Naser Rugova i reagon Isa Mustafës: Ne do të ecim përpara pa ju

dardanianews