December 23, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Armët perëndimore për Ukrainën janë në Shqipëri dhe Kosovë, pretendon Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka hedhur aludime se dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë kanë përfunduar në një treg të zi.

Kjo, veçanërisht në Evropën Perëndimore – përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore “TASS”, duke cituar zyrtaren ruse.

“Ata e kuptojnë se çfarë do të ndodhë me gjithë këtë. Sipas raportimeve të mediave, bandat ndërkombëtare të krimit kanë zhvilluar një plan për eksportimet e armëve nga Ukraina, duke përfshirë armët e rënda. Dhe disa armë tashmë janë në Bosnjë, Shqipëri, Kosovë, etj.”, theksoi Zakharova.

Zëdhënësja e ministrisë sqaroi më tej se deri më tani autoriteti i vendit furnizues ka heshtur për këtë çështje.

Por ekspertët e pavarur dhe strukturat e lidhura me të, si Interpol-i, po ngrenë alarmin.

“Është e vërtetë tani, që Perëndimi, SHBA-të dhe NATO, në përgjithësi, po tregojnë shqetësim të pashembullt për fatin e Ballkanit. Por ne e kuptojmë se çfarë e ardhme e pret Ballkanin në krahun e NATO-s dhe me një treg kaq të rinovuar të paligjshëm të armëve”, shtoi diplomatja.

Interpol
Shumë nga armët që po dërgohen në Ukrainë do të kalojnë përfundimisht në duart e kriminelëve në Evropë dhe më gjerë.

Ky ishte paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Interpol-it, Juergen Stock, një javë më parë.

Shefi i organizatës ndërkombëtare u ka kërkuar vendeve që të fillojnë të shqyrtojnë databazat e gjurmimit të armëve.

“Ne tashmë po inkurajojmë vendet anëtare, kemi një databazë për shkëmbimin e informacionit mbi armët, që të përdorin këto baza të dhënash sepse asnjë rajon apo vend nuk mund të merret me të i izoluar”, u shpreh ai.

Stock deklaroi fillimisht se disponueshmëria e lartë e armëve gjatë konfliktit aktual do të rezultojë në përhapjen e armëve të paligjshme në fazën pas konfliktit.

Kjo, sipas tij, vetëm do të fuqizojë grupet e krimit të organizuar, operacionet e të cilave janë bërë gjithnjë e më

Related posts

Anëtari i PDK’së futet brenda tubimit të VV’së në Rahovec, ka disa fjalë për të pranishmit

dardanianews

Kina po shërohet, vetëm tetë raste të reja, Italia vazhdon të jetë “e kuqe”

dardanianews

Përfundon aksioni i Policisë në pronat e Radojçiqit, çka u konfiskua?

dardanianews