21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Kina paralajmëron SHBA-në: Pavarësia e Tajvanit do të shkaktojë luftë

Kina ka paralajmëruar SHBA-në se çdo përpjekje për ta bërë Tajvanin të pavarur nga Kina do të shkaktojë veprime ushtarake nga forcat e Pekinit.

Ministri kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe u takua me homologun e tij amerikan Lloyd Austin në margjinat e një samiti aziatik të sigurisë në Singapor, raportoi BBC të shtunën.

“Ndarja e Tajvanit nga Kina nuk do t’i linte ushtrisë kineze zgjidhje tjetër veçse të luftonte me çdo kusht”, tha Fenghe.

Ndërkaq, Austin më vonë e quajti aktivitetin ushtarak kinez “provokues dhe destabilizues”.

Ai tha se kishte një numër rekord të avionëve kinezë që fluturonin afër ishullit pothuajse çdo ditë, gjë që “minon paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Kina e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një pjesë integrale të territorit të Kinës, një qëndrim që e shtyu Fenghe të dënonte shitjet e armëve amerikane në Tajvan.

“Nëse dikush guxon ta ndajë Tajvanin nga Kina, Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të luftojë me çdo kusht dhe të shtypë çdo përpjekje për pavarësinë e Tajvanit dhe të mbrojë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, ka deklaruar Fenghe.

Mirëpo Austin këmbënguli se nuk duhet të ketë asnjë përpjekje për t’i zgjidhur tensionet me forcë.

Related posts

Rreziku nga formimi i komunave serbe në – ja me çfarë mund të përballet Kosova

dardanianews

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha

dardanianews

Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën: Në urtësinë e tij kishte çelik

dardanianews