May 22, 2026
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Pamje rrëqethëse, palestinezin e vogël mundohet që mjeku ta qetësojë pas sulmeve raketore në Gazë

Televizioni publik i Turqisë në kanalin zyrtar në YouTube ka publikuar një video nga Rripi i Gazës, ku shihet një fëmijë që është akoma i shokuar pas sulmeve raketore të ushtrisë izraelite.

Në përshkrimin e videos thuhet se emri i djaloshit është Muhamed dhe se e ka zgjuar nga gjumi zhurma e sulmeve, e atë tenton ta qetësojë mjeku i cili gjendet pranë tij, transmeton Telegrafi.

Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, derisa ai i habitur vazhdon të shikojë dhe heshtë.

“A ke fjetur”, dëgjohet pyetja që i drejtohet vogëlushit i cili tund kokën.

Lexo po ashtuIntervista e komedianit egjiptian me plotë sarkazëm bëhet virale, flet për konfliktin izraelito-palestinez

Më pas sërish e pyesin se çfarë ka ndodhur, e vogëlushi në gjuhën arabe përgjigje se “ka ndodhur”.

“Sulmi ndodhi derisa ishe duke fjetur”, u pyet djaloshi.

Reklama

Ai tundi kokën dhe më pas u pyet nëse është akoma i frikësuar.

“Je akoma i frikësuar? Nuk ke pse frikësohesh. Pse të frikësohesh? Ka përfunduar, nuk ka më sulme. Përfundoi”, dëgjohet duke i thënë djaloshit të vogël mjeku.

Atë e përqafon mjeku dhe e këshillon që të mos frikësohet.

Jemi këtu me të, në rregull? Ka përfunduar”, i thotë mjeku.

Pamjet e kamerave GoPro tregojnë sesi militantët e Hamasit ishin future në Izrael

Aty Muhamedi më nuk mund të përmbahet, shpërthen në lot.

“Ti je hero. Nuk duhet të qash. Pse po frikësohesh? E dëshiron babanë”, e pyeti mjeku.

Ai sërish tundë kokën dhe fillon të qajë me zë.

“Tani do ta sjellim babanë. Ka përfunduar. Mos u bezdis. E dëshiron babanë”, pyetet Muhamedi në fund të videos. /Telegrafi/

 

Related posts

I dërguari special i Kremlinit e braktis Putinin, arratiset nga Rusia

dardanianews

“E kemi nënvlerësuar Putinin për shumë kohë”, thonë francezët. “Përgatituni për skenarin më të keq”, paralajmërojnë gjermanët.

dardanianews

Donald Trump ndërpret financimin prej 3.9 milion dollarësh per komunitetin LGBT në Ballkanin Perëndimor

dardanianews