0.8 C
New York
February 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Heliumi në tullumbace i merr jetën një 5-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një 5 vjeçar ka humbur jetën pasi u helmua nga një tullumbace në formë dinosauri. Mediat vendase raportojnë se Karlton Noah Donaghey ai u gjet i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë nga nëna e tij, 43-vjeçare Lisa Donaghey, me kokën dhe qafën e mbuluar nga tullumbacja.

Vogëlushi ndoshta u përpoq të futej brenda dinosaurit plastik, i cili ishte praktikisht aq i madh sa ai, mirëpo, heliumi në brendësi të tij e helmoi.

Karlton ndërroi jetë pas gjashtë ditësh agonie, më 29 qershor, pasi u shtrua në spital për gjashtë ditë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte. Do të nevojiten teste të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por helmimi me helium është hipoteza më e mundshme. Nëna e Karltonit u bëri thirrje të gjithë prindërve për rrezikun e këtyre lojërave: “Kujdes, nuk uroj që askush të përballet me dhimbje kaq të forta sa unë”.

Related posts

E trishtë: Vetëvrasje në tentativë në Gadime të Ulët – 13-vjeçari e gjen nënën të varur në WC dhe e shpëton në sekondat e fundit

dardanianews

Arta Nitaj shprehet se të gjitha gratë do të jenë shtatzënë pas karantinës

dardanianews

Arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmime seksuale, mashtrim dhe prezantim i rrejshëm!

dardanianews