15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme nga Bota

Kalon kriza e urisë: Ukraina dhe Rusia merren vesh për eksportin e grurit në tregun ndërkombëtar

Ukraina dhe Rusia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, duke shmangur në këtë mënyrë një krizë urie globale, për shumë vende të varura nga drithërat e tyre.

Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve spanjolle El Pais.

“Ukraina është gati të eksportojë grurin e saj në tregun ndërkombëtar. Ne jemi në fazën përfundimtare dhe tani gjithçka varet nga Rusia. Nëse ata e duan vërtet, së shpejti do të fillojë eksporti i grurit”, tha Kuleba.

Një ditë më parë në portet ukrainase, mbërritën 8 anijet e para të huaja për transport të drithërave. Kjo gjë u bë e mundur pas largimit të trupave ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve. Anijet përgjatë gjithë kohës u shoqëruan nga marina ukrainase.

Related posts

Luftime të ashpra në Mariopol: Momenti kur tanku rus goditet nga raketa anti-tank

dardanianews

Pas fitores së Zvicrës/ Stresi bën “tag” Vuçiçin, ka diçka për t’i “kujtuar”

dardanianews

Sinjale pozitive: Me bekimin e Amerikës”, detaje nga takimi i kryeministrit izraelit me Putinin

dardanianews