18.5 C
New York
October 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Edhe Britania e Madhe ia ndalon hyrjen Sali Berishës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, s’mundet më të hyjë në Britani të Madhe.

Këtë e ka konfirmuar vetë Berisha i cili tha se ky vendim erdhi pasi Mbretëria e Bashkuar i ka thënë Berishës se ka lidhje me grupe kriminale.

“Kjo është çështja pse jam sot para jush. Pasi Rama dha lajmin që do merrte Mbretëria e Bashkuar jam njoftuar se sekretari i brendshëm ka marrë vendimin për moslejmin tim për të hyrë atje, më njoftuan nga Britania se nuk lejohem të hyj në atë shtet. Mbretëria e Bashkuar më shkruan se kam lidhje me grupet kriminale”, tha Berisha.

Berisha është shpallu non grata edhe nga Sekretari Amerikan i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken.

Related posts

Albin Kurti për testet nga Serbia: Kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar

dardanianews

G-Bani sërish kunjë Gjestit: ‘Edi Rama nuk di çka flet, si me dëgju Gjestin’

dardanianews

Fillon dëshminë vëllai i Gani Gecit, mund ta ndiqni në linkun brenda artikullit👇

dardanianews