6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Albin Kurti për testet nga Serbia: Kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka folur para mediave pas deklaratës se presidenti i vendit mund të mandatojë një parti tjetër për formimin e qeverisë së re.Kurti ka deklaruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është i kënaqur me kompetencat e veta.“Së pari unë jam kryeministër në detyrë por shteti ynë ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë.

Presidenti është një figurë ceremoniale, një noter shtetëror, i cili nuk është një nga shtyllat e pushtetit, është e qartë se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ka por ato të tilla janë sipas kushtetutës dhe këtë gjë është dashur ta mendoj atëherë kur është interesuar të bëhet president”, thotë ai.Sa i përket testeve të ardhura nga Serbia, Kurti thotë se Kosova do të akuzohej në rast se do t’i refuzonte ato.“Me të gjitha ministritë nuk po ngecim në asnjë nga detyrat, ato 1 mijë testet janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të politizohej, nuk besoj që Serbia e ka rregulluar imazhin me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me ato marrëveshjet që drejtuesit e Kosovës nënshtroheshin. Sikur Kosova të refuzonte testet do të akuzohej për sjellje irracionale.

“Kollaj ka mundur të jetë një lloj kurthe në të cilin ne nuk biem brenda, le të mos i politizojmë çështjet e tilla, duam raporte të mira fqinjësore”, ka deklaruar ai.

Related posts

Kryesia e SHBK “SALIH ÇEKAJ”, fton në tubim bashkatdhetarët në Zofingen të Zvicrës

dardanianews

Përplasen për një shkrim, Astrit Gashi paralajmëron padi ndaj Glauk Konjufcës

dardanianews

Leonora me veshje glamuroze lutet të kalojë koronavirusi

dardanianews