September 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ukraina e gatshme ta shkatërrojë urën më të madhe në Evropë

 

Ukraina do ta shkatërrojë edhe urën e Kerçit, në rast nevoje për ta ndaluar përparimin rus, deklaroi sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksiy Danilov, raportoi BBC-ja të enjten.

Ai tha se ky vendim do të merret në rast nevoje, duke shtuar se aktualisht “gjithçka është nën kontroll”.

“Nëse është e nevojshme, ky vendim (për rrëzimin e urës) do të merret nga ushtria. Sa i përket urës së Krimesë apo infrastrukturës tjetër, më besoni, gjithçka është nën kontroll të ngushtë. Sapo të ketë nevojë, mundësi e detyrë gjithçka do të bëhet dhe jo vetëm në lidhje me këtë objekt”, potencoi Danilov, transmeton KOHA.

Ai shtoi se suksesi ushtarak i Ukrainës do ta varet nga ajo se sa shpejt trupat ukrainase do të furnizohen me armë moderne.

Ukraina tashmë ka nisur shkatërrimin e urave, me qëllim të stopimit së vrullit rus. Së fundmi, ura e qytetit Antonovskiy mbi lumin Dnieper, që lidh Ukrainën me Krimenë, u shkatërrua nga forcat ukrainase.

Ura e Kerçit, e njohur ndryshe si Ura e Krimesë, përfundoi së ndërtuari në vitin 2018 nga rusët, pasi Rusia aneksoi Krimenë. Gjeografikisht, ura lidh Krimenë me Rusinë, gjersa ka gjatësi prej 19 kilometrash, që e bën më të gjatën në Evropë. /Koha.net/

 

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Arrihet koalicioni në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

dardanianews

Si janë raportet mes Kiarës dhe vjehrrës? Kjo video tregon gjithçka!

dardanianews

Pasagjeri filmoi gjithçka, momenti kur rrëzohet aeroplani me 68 të vdekur

dardanianews