10.7 C
New York
December 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Flet Berat Buzhala pasi i dyshuari që e sulmoi nuk është pjesë e Vetëvendosjes

Sot gjatë ditës policia e Kosovës ka intervistuar Andi Pajazitin, si të dyshuar për tentim-sulmin ndaj gazetarit Berat Buzhala. I dyshuari nuk ka asnjë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët Buzhala e akuzoi.

Vet Buzhala ka folur rreth intervistimit të Pajazitit, mirëpo hedh dyshime pse mund të jetë ai që e ka sulmuar.

Gjithashtu Buzhala ka disa fjalë edhe për avokatin e Pajazitit, për të cilin thotë se mori ofendim nga ai ditë më parë.

Postimi i plotë:

Sot policia e ka intervistu si te dyshimte per sulm ndaj meje Andi Pajazitin. Ne rrafshin privat ky emen per mu nuk do te thote kurrgjo. Nuk e njoh, nuk e kam taku kurre, prandaj cfaredo qofte motivi qe ky ka pase eshte thjesht i bazuar ne punen time si gazetar.

Nje gje e di, avokati i tij qe tash po fole neper portale se ky djali nuk ka lidhje me LVV, le te na tregoje atehere cili eshte motivi. A thjesht ka dal per qef me rrehe njerez rruges?

Gjithashtu e di qe avokati i tij, naten kur une e kam bo publike tentim sulmin, me ka sulmu me nje postim, te cilin me vone e ka shly. Postimi i tij ishte ne frymen e postimeve te aktivisteve te Organizates. Pse bash ky avokat i tij dhe pse kjo ngarendje e tij per me e mohu cdo motiv politik, kjo mbetet me u pa ne rruge e siper.

Per kete gje une e pres perfundimin e plote te hetimeve dhe jam shume kurioz me e pa deklaraten e tij te dhene ne polici.

Related posts

Shokon Gjokoviq: Isha i infektuar me COVID dhe shkova në një takim me fëmijë

dardanianews

Bashkëshortja e analistit politik emërohet anëtare e Këshillit Drejtues në Universitetin e Pejës

dardanianews

Protestues serbë të organizuar nga Novi Pazari arrijnë me autobusë në Jarinjë

dardanianews