25.2 C
New York
May 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Rusia vret biznesmenin ukrainas që eksporton grurë

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij në granatimet “masive” ruse të qytetit jugor të Mykolaivit, të dielën.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportuan mediat ukrainase.

Vadatursky zotëronte “Nibulon”, një grup i përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.

Kryetari i bashkisë së Mykolaivit, Oleksandr Senkevych tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.

Dëme kanë pësuar një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.

Mykolaivi është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht nga ushtria ruse.

Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe infrastrukturë tjetër për eksportimin e grurit.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë.

Related posts

Putin sërish bën lëvizje të pakontrolluara të gjymtyrëve të trupit gjatë paraqitjes publike

dardanianews

Ndërron jetë aktori i njohur i humorit shqiptar

dardanianews

Covid-19/ Mjeku Pipero: Java tjetër shesh pushim, më pas nis rënia e kurbës

dardanianews