29.5 C
New York
July 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Rusia vret biznesmenin ukrainas që eksporton grurë

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij në granatimet “masive” ruse të qytetit jugor të Mykolaivit, të dielën.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportuan mediat ukrainase.

Vadatursky zotëronte “Nibulon”, një grup i përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.

Kryetari i bashkisë së Mykolaivit, Oleksandr Senkevych tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.

Dëme kanë pësuar një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.

Mykolaivi është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht nga ushtria ruse.

Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe infrastrukturë tjetër për eksportimin e grurit.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë.

Related posts

Bashkia e Tiranës ‘shkurton’ rrugën me emrin e Ibrahim Rugovës, nxit reagime të shumta

dardanianews

“Njerëzit kanë derdhë gjak…”, Gazmend Halilaj zbulon të fshehur në arkivë të Prokurorisë një rast të vrasjes së rëndë

dardanianews

Harta tronditëse e aleatit të Putinit: Medvedev zbuloi se me kë Rusia dëshiron ta copëtojë Ukrainën

dardanianews