6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Alarmon Milazim Krasniqi: Ja skenari serb që ka nisur në Bërnicë dhe Babimoc

Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi thotë se ka filluar një skenar i Serbisë, sikurse i viteve te 80-ta.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se ky skenar për inskenimin e incidenteve ka nis në Bërnicë dhe Babimoc.

Ai kërkon nga Policia dhe Qeveria që të mobilizohen dhe mos të injorojnë këtë zhvillim.

Sipas tij, nëse ka keqbërës dueht të çohen para drejtësië dhe nëse janë inskenime duhet të adresohen.

Ky skenar thotë se është i ngjashëm me ato të Millosheviqit të viteve të 80-ta.

Postimi i plotë:

Si duket ka rifilluar skenari për inskenimin e incidenteve në mesin e serbëve lokalë në Kosovë. Ka nisur në Bërnicë dhe Babimoc.

Policia dhe qeveria e Kosovës duhet të mobilizohen e të mos injorojnë këtë zhvillim.

Nëse ka keqbërës, ata duhet të çohen para drejtësisë, nëse janë inskenime, duhet të adresohen. Dhe vendbanimet duhet të mbulohen me kamera e me patrulla të rregullta. Duhet të ketë edhe bashkëpunim të agjencive konkrete me serbët lokalë.

Përndryshe, regjimi fashist i Milosheviqit, me këso inkensimesh pati filluar në vitet 80 projektin e Serbisë së Madhe. Cunat e tij ideologjikë (Vuçiqi, Daciqi e Vulini) e sundojnë Serbinë, ndaj nuk është cudi nëse përdorin metodat e babait të tyre ideologjikë.

Related posts

Ndodh në Bruksel, një qytetar i vërsulet dy gazetarëve kosovarë – VIDEO

dardanianews

Zgjohet shpresë, nafta bie për 17 cent, benzina 35 cent më lirë

dardanianews

Raketa e prodhimit britanik rrëzon helikopterin rus – VIDEO

dardanianews