14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shefi i Shërbimit Sekret të Ukrainës pretendon se Putin është i sëmurë dhe se në shumë paraqitje përdorë sozitë: Veshët janë dëshmi, shikoni me kujdes

Shefi i Shërbimit Sekret të ushtrisë ukrainase sërish ka alarmuar se presidenti rus Vladimir Putin përdor sozi – dhe si dëshmi për këtë ka treguar se veshët e tij ndryshojnë përgjatë viteve.

Shëndeti i liderit 69-vjeç është temë e diskutimeve të shumta në mesin e analistëve, ekspertëve dhe komentatorëve, transmeton Telegrafi.

Edhe pse mediat ukrainase dhe perëndimore pretendojnë se gjendja shëndetësore e Putinit nuk është e keqe, ekspertët medicinal paralajmërojnë se një gjë e tillë është e pamundur të konfirmohet pa analiza të detajuara të fytyrës së pacientit.

Në anën tjetër, Kremlini vazhdimisht mohon raportimet për sëmundjet e ndryshme që mund t’i ketë Putini – duke filluar nga Alzhajmeri e deri te kanceri.

Ata që mbështesin idenë që Vladimir Putini është i sëmurë, pretendojnë se bashkëpunëtori i tij i ngushtë Nikolai Patrushev ka ndërruar presidentin gjatë kontrolleve mjekësore.

Këtë javë, gjeneral-majori ukrainas Kyrylo Budanov, ka thënë në televizionin ukrainas Groshi, se gjatësia e Putinit dhe veshët kanë ndryshuar gjatë shfaqjeve të tij publike, shkruan The Sun.

Budanov gjithashtu ka thënë se sozitë e Putinit “kanë shprehi të ndryshme, ecje ndryshe e nganjëherë kanë gjatësi të ndryshme nëse analizohet mirë.

Siç raporton TSN ukrainase, ai është i bindur se presidenti rus është i sëmurë rënë dhe se përdorë ushtarët sozitë për të shmangur paraqitjet publike.

Budanov më herët pati deklaruar se sozia e Vladimir Putini ka marrë pjesë në Samitin e Teheranit gjatë muajit të kaluar, pasi që lideri rus është parë duke ecur më ndryshe, më shpejt dhe kishte sjellje më ndryshe për dallim nga paraqitjet e tij të mëhershme. /Telegrafi/

Related posts

Haxhi Avdyli: Do të dëgjojmë zërin e qytetarëve nëse duhet të vazhdojmë më tutje në LDK

dardanianews

BURRI MASTURBON PARA TRI VAJZAVE NË PRISHTINË – PËRGJIGJA SKANDALOZE E POLICËVE: MOS U TUTNI SE SEN S’JU BËN

dardanianews

Zbuloi dy skandale në Kosovë, avokati i shpëton atentatit me 11 plumba, ja pamjet e sulmit – Pamje

dardanianews