9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Milanoviq për Serbinë: A është normale të mos njihet pavarësia e Kosovës dhe të përkrahet Rusia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në 27-vjetorin e çlirimit e rajonit kroat të Kninit nga serbët, ka pyetur nëse është normale që sot të mos njihet ende pavarësia e Kosovës dhe të përkrahet Rusia në agresionin që po bën në Ukrainë, duke aluduar në Serbinë.

Milanoviq në fjalimin e tij të premten ka thënë se është shumë e lehtë të jesh president apo kryeministër në Serbi, pasi sipas tij, aty mendojnë të gjithë njësoj.

Po Serbia? Në atë vend nuk është e vështirë të jesh president, aq më lehtë të jesh kryeministër. Në atë vend të gjithë mendojnë njësoj. A është normale të mos e njohim Kosovën, t’i japim mbështetje Rusisë? Ne kemi detyrimet tona, ushtrinë tonë, në të cilën duhet të investojmë. Ushtria jonë është anëtare e NATO-s, por detyra e saj është të mbrojë integritetin kroat. Mbrojtja e çdo centimetri të territorit, mbrojtja e popullatës dhe e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne i kemi këto tri gjëra dhe funksionojnë më mirë se në disa vende të tjera”, ka thënë ai, transmeton Jutarnji.

Sipas tij, Kroacia ka pasur një rrugë të vështirë deri në çlirim të plotë dhe nuk ka marrë asgjë falas.

Por me një kosto të lartë, me interes të lartë. Ne jemi të vetëdijshëm se ky vend është e vetmja gjë që ka rëndësi për ne, se ne jemi të vetmit që kujdesemi vërtet për këtë vend dhe se të gjithë të tjerët janë vetëm një vëzhgues”, ka thënë Milanoviq në përkujtimin e “Ditës së Fitores”.

Kroacia shënoi të premten 27-vjetorin e dëbimit të forcave serbe nga rajoni i Kninit. Serbia vazhdon të vajtojë se gjatë këtij aksioni janë vrarë 2.000 serbë dhe se janë shpërngulur 250 mijë të tjerë.

Një pjesë nga këta refugjatë, që kishin ndihmuar agresionin e Serbisë në Kroaci, ishin vendosur edhe në Kosovë. Nga ta pati të përfshirë në luftën e Serbisë kundër Kosovës në vitin 1998 – 1999.

Related posts

Regjisori serb: Ne vepruam në Kosovë si nazistët, 1500 kufoma shqiptarësh u dogjën në furrat e Trepçes

dardanianews

Facebook ndërron emrin, kështu do të quhet

dardanianews

LDK i kundërpërgjigjet Albin Kurtit në Facebook: Ia bllokojnë me komente ‘Amelika,

dardanianews