May 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Habit Catherine Zeta-Jones: Rrëfen se dashuron dikë tjetër dhe burri i saj nuk e ka problem fare

Catherine Zeta-Jones ka konfirmuar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe se i shoqi nuk e ka fare problem këtë fakt. Këtë deklaratë aktorja 53-vjeçare e ka bërë teksa po shijonte ndeshjen finale të  Botërorit 2022 me anë të një postimi në Instagramin e saj.

“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shikoni unë e mbështesë Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e  dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e  bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifozee vërtetë.

Ajo ka shtuar një koment në postimin e saj ku shpreh mirënjohjen ndaj bashkëshortit të saj, Michael Douglas që nuk i ka problem posterat e Lionel Messit nëpër shtëpi. Mesa duket nuk ka telashe  serioze mes çiftit që  para një muaji festuan 22-vjetorin e martesës.

 

Related posts

Si nuk bëhet xheloz Luizi, Kiara kalon limitet me shokun e saj

dardanianews

U përfol për një lidhje – Pas koncertit, Vesa tani i shkon në vendlindje Don Xhonit

dardanianews

Vloi rrjeti për shtatzëninë e saj, Vesa Vllasaliu më në fund tregon barkun – shfaqet më e lumtur se kurrë

dardanianews