13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Llugë në një familje kosovare: Kunatat që erdhën nga kurbeti rrihen me ato në Kosovë

Ndër telashet më të shpeshta në familjet kosovare, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shara e kërcënime, por në shumë raste eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, raporton Gazeta Sinjali.

Pushimet e fundvitit që erdhën t’i kalojnë në vendlindje, u kthyen në rrëmujë totale për disa mërgimtarë në Gjakovë.

Sinjali mëson se mes tyre dhe familjarëve që jetojnë në Kosovë, ka plasur sherri gjatë ditës së djeshme, ku kunatat nga kurbeti janë përleshur fizikisht me ato që jetojnë në Kosovë.

E gjithë ngjarja kishte filluar pas përfundimit të drekës, ku pas një konflikti verbal ato kanë eskaluar në dhumë fizike ndaj njëra-tjetrës, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Tetë anëtarët e familjes Kqira kanë përfunduar në stacion policor ku janë intervistuar nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

Related posts

Analisti nga Shqipëria: Naimi dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një burrë

dardanianews

Kjo është gruaja që vdiq gjatë heqjes së dhëmbit, la pas katër fëmijë të mitur (FOTO)

dardanianews

Ditë zie për Stresin, i vdes personi i dashur

dardanianews