6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Lufta drejt fundit, çfarë paralajmëron diplomati ukrainas?

Kuleba la të hapur mundësinë se shumë shpejt mund të ketë një samit paqeje me Rusinë që do t’i jepte fund konfliktit të armatosur që hyri në muajin e 11 të tij.

Gjatë një konference për shtyp para mediave, diplomati Kuleba u shpreh se qeveria po synon të ketë një samit paqeje në fund të muajit shkurt në Kombet e Bashkuara.

“Çdo luftë përfundon në mënyrë diplomatike. Çdo luftë përfundon si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve”, tha Kuleba.

Ministri Kuleba tha se Rusia mund të ftohet në një takim të tillë vetëm nëse përballet fillimisht me një gjykatë për krime lufte.

“Ideja e formulës së paqes synon të mos lejohet Rusia të manipulojnë çështjen e paqes sepse ata po thonë rregullisht se janë të gatshëm për negociata, gjë që nuk është e vërtetë, sepse çdo gjë që po bëjnë në fushën e betejës dëshmon të kundërtën. Ata nuk po kërkojnë paqe”, shtoi diplomati.

Në ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm zërat që kërkojnë nisjen e negociatave serioze për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë, madje ka qenë dhe vetë presidenti Putin që ka bërë thirrje për diçka të tillë.

Por pavarësisht kësaj Ukraina zyrtare nuk i cilëson të sinqerta thirrjet e Putin, duke shtuar se ai thjesht po kërkon të rifitojë kohë, për të nisur një ofensivë të re në pranverë.

Related posts

Sulmohet me armë Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit

dardanianews

Kështjella e mallkuar: Kush e viziton, vdes një vit më pas në të njëjtën ditë

dardanianews

Publikon foton e nënës së shtrirë në Infektivë: Për ata që kanë dyshime, turp që po dilni pa maska

dardanianews