13.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

The Sun: Si po e marrin shqiptarët ‘narko-tregun’ pesë miliardë funtash në Britani

Bandat e ndryshme që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes të cilave edhe ato shqiptare, kanë zonat e tyre të ndikimit.

Kështu shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Sun”, në një artikull që mban titullin “Rrugët e Turpit”, për shkak të pranisë së theksuar të kriminalitetit.

Sa i takon grupit shqiptar Hellbanianz, raportohet se vepron në bllokun e kullave të kompanisë “Gascoigne”, në zonën Barking, në lindje të Londrës.

Sipas gazetës, që e shoqëron artikullin me foto, banda ballkanase preferon makinat e shpejta tip “Bentley” dhe mburret për përdorimin e kallashnikovëve.

Duke iu referuar fotove, të postuara nga vetë bandat në rrjetet sociale, “The Sun” shkruan se grupi kriminal është i armatosur deri në dhëmbë.

“Lartë në bllokun e kullave “Gascoigne”, në Barking, gangsterët shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 5 miliardë paund”, vijon gazeta.

Ajo shton se edhe pse shëtisin me “Rolls Royce” dhe “Bentley”, Hellbanianz janë ushtarë rruge, që shërbejnë si krahu i armatosur i mafies shqiptare.

Krahas drogës, grupet shqiptare kryejnë edhe grabitje të armatosura në Londër dhe thuhet se takohen në pabin “Kings Lounge”.

 

Related posts

Hallakamë në Serbi, Vuçiq nxjerr ushtrinë, “ripushton” Vojvodinën

dardanianews

Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta

dardanianews

Tragjike: Ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje në Gjakovë, Policia e Prokurori në vendngjarje

dardanianews