November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

I riu nga Siria filmon veten nën rrënoja: Nuk e di nëse do të vdes apo mbijetoj, çdo gjë po dridhet

Një djalë i ri nga Siria i cili kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend dhe Turqinë, ka arritur të realizojë dhe publikojë në rrjetet sociale një video nga rrënojat.

Ai shihet i tëri i mbuluar në pluhur duke thënë se nuk e di nëse do të vdesë apo mbijetojë, dhe vazhdimisht thekson se nuk e di të shpjegojë ndjenjën e të qenurit nën rrënoja.

I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tri apo katër familje tjera.

“Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes. Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”, thotë ai.

Në një moment ndërsa fliste fillojnë të bien copëzat e betonit, ndërsa akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, pavarësisht se disa media që kontrollohen nga qeveria në Siri raportojnë se ai është nxjerrë i gjallë.

Nga ana tjetër numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi ka shkuar në mbi 8700 viktima./Gazeta Botapress/

Related posts

Përplasja e ashpër mes Profesorit të Parisit dhe Dardan Gashit: “Nuk iu bëjnë keq dy-tre ligjërata, ti asgjë nuk dinë, vjen me sha prej France”

dardanianews

Ngjarje e pazakontë në kazermën hungareze, tërheq me dhëmbë tankun që peshon 40 tonelata

dardanianews

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

dardanianews