September 16, 2026
DardaniaNews
Showbiz

FLIRTIME? ÇFARË NDODHI MBRËMË MIDIS OLTËS DHE KRISTIT? (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip” u zhvillua “Cabaret Night”, ku banorët interpretuan dhe kënduan para njëri-tjetrit. Në performancën e tij me Valbonën, Krist Aliaj ishte veshur me veshje popullore, të cilat pas shfaqjes e ndihmoi Olta ta hiqte.

Ishte vetë Kristi që i kërkoi ndihmë aktores. Ndërkohë që po e ndihmonte, ai e “akuzoi” Oltën se e kishte gërvishtur tek krahu. Jo vetëm kaq, pas disa gotave verë dyshja po flisnin me nënkuptime me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin edhe “provokimet” nga ana e Kristit.

“Ti luan shumë keq me mua. Është e shëmtuar,”-i tha Olta Kristit ndërkohë që po bisedonte me të. “Ti më thuaj limitet dhe unë do t’i respektoj,”-u shpreh Kristi.

Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme në çdo dhomë të shtëpisë, Olta dhe Kristi janë grricur me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër ndjekësit në rrjetet sociale e kanë “gjykuar” këtë sjellje të Oltës dhe Kristit mbrëmjen e djeshme, duke e konsideruar si mos respekt për personat që kanë jashtë./iconstyle/ Shiko videon:

Related posts

Gresa Hoti na prezanton me motrën bukuroshe

dardanianews

Xhensila dhe Ledri kapen në moment “intim”, foto nga pushimet në Ibiza

dardanianews

Moderatorja Elita Rudi nuk mundi t’i fsheh tulat

dardanianews