November 5, 2026
DardaniaNews
Sport

Reprezentuesi çek: Nuk dua të fshihem, jam homoseksual (VIDEO)

Reprezentuesi i Çekisë, Jakub Jankto, me anë të një videoje ka folur rreth orientimit të tij seksual.

Jankto me këtë rast publikisht e ka pranuar se është homoseksual.

“Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, tha ndër të tjera ai.

Reprezentuesi çek theksoi se dëshiron të jetojë pa dhunë por me dashuri.

“Kam një punë që prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri”, theksoi ai.

27-vjeçari luan aktualisht tek Getafe, i cili ka kaluar aty nga ekipi Sparta Praga, në formë huazimi/ Klankosova.tv

 

Related posts

Futbollistëve të Kroacisë i’u jepen medaljet, vëmendjen në tribunë e merr ish-presidentja

dardanianews

Çerekfinale të “frikshme”, mësohet shorti i UEFA Champions League

dardanianews

Arrestimi i gjyqtarit të finales së Kupës së Botës: Një histori e errët që tronditi botën e sportit

dardanianews